Ti qajte – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TI QAJTE
Atë ditë kur u ndam
qajte, qajte dhe lotove
ndër buzë në vaj
përshpërite fjalët e fundit.
Më përqafove, më shtrengove
dhe prapë qajte, qajte më zë
më puthe sikur një nënë fëminë e saj
lotët të prekën në mjekërr.
U shtange në vend
zemra të rrahte me të shpejtë
u hodhe prapë në trupin tim
më the mos më le të shkoj.
U ndam me natën me hënë
me lotët që na i pushtuan syt
u ndam me fjalën e fundit
Lamtumir……!
Xhevat I. Prebreza 22.06.2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com