August 3, 2024

Vinim nga Zalldardha – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vinim nga Zalldardha.
Udhëtonim për Kukës. Në këmbë nga Zalldardha; në Gurkalis, Voren e Bushtricë.
Nfsluam aty. Hëngrëm bukë nën kujdedin e lumjanëve bujarë ; mbi Përrua të Lapave. Hodhëm përroin mbi një utë të sajuar. Nuk ishte përrua, por ishte një lumë gurgullonjës; krejtësisht i pastër. Ferdheshin në Drin të Zi; njësoj si Veleshica wë vijnë prej buronjave të Korabit.

Arritëm në Kolesjan. Nfalëm në përkujtim të atyre luftërave të mëdha kundër serbit; të lumjanëve, Reç e Dardhës. Emri i Elez Isuf Ndreut spikat. Si gjenerali me shajak.

Vazhduam rrugën me kushëririn tim të dashur; të ndierin Hakik Cani.

Mbërritëm në Kukës.
Hipëm urbanëve për në Kukësin e vjetër; të vërtetin.
Ishim të kapitur pas tetë orësh udhëtim .

Do shkonim në Fajza te i jati Zenel Cani. Babai i Agimit.
Kaluam urën e vjetër wë të çon në Has e Tropojë.

Pak ndën urë; disa qindra metra; ishre pikëbashkimi i dy drinave.
Thamë të laheshim aty ; duke pasur patasyshë; vorbullat thithëse.
Nuk na bënin përshtypje.
Ishim mësuar në Rrasë të Keqe e Bunar të metaj. Na argëtonin vorbullat.

Për qindra metra; drinat, udhëtonin veç e veç.
Kështu udhëtojnë lumenjtë e bëhen bashkë për të mos u ndarë.

Gjithë këtë shkrim; ia dedikoj, wytetit që fle nën ujëra të harresës
E më zgjon dellin e marrë të kujtesës.
Të kujtesës për wytetin e sakrifikuar; me klube, kinema, pallate kulture; pazare e markete.

E shoh këtë qytet tek flen poshtë ujit e zgjon me tërsëllëmë, mendimin tim.
Di dashuri; si imazh strukturuar shpirtit tim.
Në psherëtimën time;
– Këtu s’ ka kukës.
S’ka Drin.
Ka po si s’ka?!!
Në kujtesën e dhimbshme të brezit tim.
Kur humbëm Kukësin e një drin.
Humbëm, si humbëm.
Murëm me vete gërmadhat e shlirtit tonë të coptuar.

Nuk e di se ç’do egzistojë më pas nesh.
Mbi Urën e Dodës;
Me Fardhë e Reç.
Mbi gjakun tonë që vajti shkreç.

Por; aty go kemi varret
Nëm ujë.
Në qiell;
Shpirtin e zjarrtë të lirisë
Gjakut të derdhur, pa bujë.

Do ti them ing Agim Cani ; të ngrejmë një kullë
Në Kodër të Kulëve.
Ta bëjmë r të mgrejmë mitin e jetës mbi vdekjen.

Për mishëra që treten.

Për shpirtëra që ndizen mbi Drin për jetën.

Për atë që nisi e u rrit në Drin; këtyre Varreve.
Për të mos harruar Varret e shpirtin e të parëve.
Lavdinë e të parëve.
Për të parët , lavdinë.
Lavdinë së përgjaku Drinë.
Të Nëntë malet
Uroj që dufi mos tu ndalet
Të mos u ndalet; si mbi kralët!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com