August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLË

Jo! S’do ngopem kurrë së dashuruari,
E shtrenjta Shqipëria ime!
S’do ngopen kurrë, së shprehuri mallin
që më vlon në gji!
Më mungon, ah sa shumë më mungon!…

Në dhe të huaj, për ty mendoj, mendoj, mendoj…!
Të kërkoj, të kërkoj, e, të kërkoj!…
E s’gjej dot forcë që të mposht dhimbjen, mallin e pavdekshëm!…

Rrugëve në dhe të huaj, shpesh lotoj, Zemërplasur, kohën e kaloj.
Shpirti im, thërret atdhe!
Dëshpërimi, më burgos mendimet…

Se ç’ më duken vitet, sa shekujt….
Jeta ime merr kuptim veç tek ty,
Nënë Shqipëri dashuri mbi dashuri!
Në gjirin tënd dua të prehem.
(L. M)
29/6/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com