August 3, 2024

Në mundsh – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË MUNDSH
Në mundsh të bëhesh poet;
Ta marrësh fjalën prej ashtit tand.
Prej gjakut.
Ta shkruash shpirtin me fjalë.
Me fjalën që mdez e shuan.
Me peshën e të qenit njeri.
Në mundsh të jesh njeri;
Ke fjalën.
Ke zemrën;
Tingujt e gjakut tënd tek hyn e del.
Në mundsh të jesh poet.
Bëhu! Ke shpirtin.
Shpirti s’ don bedel;
Ka zemrën;
Tingujt e gjakut që hyn e del.

Në mundsh të jesh poet;
Ji njeriu!
Që shpirtin te dëshira, ëndërra e gjet.

Nëse më merr ca fjalë ;
Bëhu poet me to.
Mbushe me shpirt fjalën time.
Fjala tjetër; s’do.
Do shpirt;
Do pikën e gjakut.
Tingujt e gjakut;
Në zemër, kah hyn e del.

Nëse mund të jesh poeti;
Do jesh njeriu wë qan e qesh;
Mbi zejet.
Timgujt e zallit të të përshkojnë dejet
Se ata e dijnë këmgën e lumit.
Tek zhytesh në lumë, të tingëllon në vesh.

Nëse i merr në shpir, njeri do jesh.
Tek merr valën e lumit në shpirt;
Në mundsh
Të bëhesh për njerëzit dritë.

Një natë të qetë për jube mow të vyer; dashamirës të këngës time
Ilmi Cani i tëri dhe i bëri me krejt respektin e forcën e dashurisë; wë mbart e përcjell një zemër

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com