August 3, 2024

Po mendoj se jam Ilmiu – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po mendoj se jam Ilmiu.
Kam një emër.
Ma vunë të tjerët, të kthej kokën kah më thërrasin.
Ne njerëzit; emërtojmë kafshët; qentë, macet, kuajtë. Madje dhe dhitë.
Po. Përfundimisht e kam një emër;
Dhimbjesh. Të oaktëve gëzime.
Dikur; të bëhet aq i domosdoshëm, për të mbëshretur egzistencën tënde.
Porse; thirret nga lloj- lloj gjirizi; sa të vjen për të vjellë nga emri yt.
Trusem ndër vete; të ndryj atë pështirosje; duke menduar se qenit që ke përballë; hidhi të hajë për të mos i parë jargët.
Të kaptojë lehjen brënda vetes.

Përfundimisht; e kam një emër.
Të tjerë ma vunë me dëshirën që të bëhesha njeri i këndueshëm.
E ndiej emrin tim.
Në rrahjet e zemrës; kah shpërndan fjakun e mirnjohjes; atyre që ta vunë.

Këyë aliazh shkronjash, ndienjash.
Në relieve alfabeti.
Ndryshim forme.
Në rasat e qenies e mohimit të mohimit.
Dhimbja, po.
Që trazon jetën përvëlim të mos digjet, shkretohet.
Që ndez erën që shkrin.
Që shkrin stalagtitet therës e të ftohtë.
Më së fundi
Mu bë emri.
Etalon krenarie.
Gdhëndur e stolisur në.ndëfgjegje.
Pa salltanete që kërkojnë disa( lajle e lule lulushane)
Si kristalgdhëndur në kohë,
Si shpirt therës që nuk dergjet në llohë.
Emër! Emër.
Daltë e mjeshtrit që gdhend vetveten;
Cilësim dashurie për të ndezur jetën.

Një natë të qetë nga unë Ilmi Cani .
Kjo qe sa për përshëndetje. Poezia vlen pas. Ka kohë që ka nisur
Kohë i duhet për të bitisur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com