Qershori – Petro L. Sotta
QERSHORI
Kjo vapë e qershorit, më shpejt ka filluar,
Ndërsa mbrëmja, e freskët më pak,
Hëna, si një pjeshkë e kafshuar,
Shikon yjet që i sillen përqark.
Trazohen planetet, nga orbita po dalin,
Nostradamusit po i dalin profecitë,
Po kërkohet, që djallin ta falin,
E alienët sillen në orbitë.
Me shpejtësi shkojnë lajmet nëpër botë,
Dhe shqetësimet duken në çdo anë,
S’po ndalet kjo luftë, është e kot,
Këmbanat po bien në Ballkan.
Si në përrallën e vjetër s’po kuptohet,
Me ujkun edhe qëngjin tek burimi,
Agresori thotë se po mbrohet
Se sulmet i bënë perëndimi.
Është një kor i madh, që kështu thonë,
Dhe fajin për këtë e ka qëngji vetë,
Se ai kur pi ujë, ujkut ja turbullon,
Por nga ujku uji, tek qëngji zbret.
Ndërsa turma zogjësh, kërkojnë ushqim,
Dhe pushtojnë të mbjellat nëpër ara,
Ky shekull po kalon në mjerim,
Apokalipsin, shikon përpara.
Petro Sota 27 qershor 2022