August 3, 2024

Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DITET GRI TE ASAJ KOHE.

Ato dite binte shi , shume shi .
Si zog pa fole shihja nga qielli i mavijosur ,
Dhe rete qe rendnin te gjitha gri ,
Si ushtar qe dezerton me kishin carmatosur…

Vjeshta e arte perandore ish bere per parkun ,
Gjetheartat shtronin pa zhurme petkun e tyre ,
Thua te nxehtit te veres ti merrnin hakun ,
E gjelberimit ,ti vidhnin bukurine e asaj ngjyre…

DITET GRI TE ASAJ KOHE ,
Ne memorie i kam si Teoreme e Pitagores ,
Mblidh e zbrit me jane kthyer ekuacione
Ditet qe jetuam aty , te dy , ne nje cep te botes…

Ai shi qe binte ato dite vjeshte pa ndalur ,
Lagu gjithe kujtimet e mia pluhurusur me nostagji ,
Vec zemra dhe shpirti flake ishin kallur
Se flaken mbante ndezur, prushi yt i dashurise…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 04/07/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com