Mu kujtua Kiçua – Ilmi Cani
Mu kujtua Kiçua; me atë torbën pas krahëve. Atë xhaketën kaki, si ato të ushtarakëve dikur; me ca rombe të kuq në jaka.
Nuk harronte që në xhepin e majtë të gjimnastorkës, të vendoste ca si kalema, që vertetonin shkallën hierarqike të një oficerri.
Dilte përditë; me atë torbën pas krahëve; te pazari i ri,rruga e saraçëve.
Qëmtonte te sntikuaret ca dekorata.
Ca i blente me para në dorë. Ca i shkëmbente me ca nga ata kalemat që vërtetojnë hierarkinë ushtarake.
U kthye në shtëpi me atë torbën.
Gruaja e priti me këmbët e para.
.
Ia ngarkoi në kurriz; me xhaketa ushtarake; me grada e ata kalemat;
Shko e ha buk në kazanë, ku mbledh gradat!