August 3, 2024

Vajtimet 22 – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VAJTIMET 22

Vera po ikën bashkë me vapën
E barin e shkrumbosur.
Të korra, s’ ka.
Njerëzit e zhuritur e kruspullosur.
Kërkojnë bukën mbi gjithçka.

Vera po ikën pa të korra e me bar të zhuritur.
Njerëzit e kruspullosur varfnie;
Psherëtijnë;
” kjo jetë e varfën; me bar të zhuritun;
Po pse, mor pse; s’ dashka me ikun!!

Djeg ende kjo verë.
Djeg me grurin e pakorrun e
Barin e zhuritun.
Njerëzitshohin qiellin të dëshpëruar;
Ky behar zhuritës,
S’ paska me ikun.
Ilmi Cani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com