Vajza e vetmuar! – Besnik Lamaj
Titulli : Vajza e vetmuar !
Autori : Amb .A F.Besnik Lamaj
Data : 08/07/2022
Unë jam një lule e veçantë dhe e artë
Thonë : për mua s’e vlera shkon një miliard
E ç’më duhet mua ai vlerësim dhe ajo vlerë
Kur jam në vetmi dhe rreth vetes s’kam të tjerë.
Pa më thoni ju ku e kam nënën dhe babain ?
Pa më thoni ju ku e kam motrën dhe vëllain
Ç’më duhet mua pasuria dhe vlera
Kur , afër vetes si kam shoqet e tjera.
Unë jam një lule e veçuar dhe e artë
Në të perënduar të diellit , dëgjoj një fjalë
Mos u dëshpëro në jetë dhe mos u mërzit
Në mënyrë të magjishme do të vijë fati yt .
Mbas shiut të rrëmbyeshëm, doli dielli
Në horizontin e magjishëm shkëlqen ylberi
Thonë kur delë ylberi , pritet një fat
Nga ylber zbriti një djal i gjatë, një princ i artë.
Djali duke e përqafuar i thotë një fjalë të mirë
S’e mendoja kurr se do të gjejë një mbrekulli në shkretëtirë
Kur të të çojë në tokën e butë , në tokën e artë
T’i do të ndriçosh si një yllë i zjarrtë .
© Të drejtat e autorit të rezervuara.
Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.