August 4, 2024

Canta e udhetarit – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

CANTA E UDHËTARIT.

Në shpinë;- një barrë me halle.
Pak bukë e kripë.
Mbi supe;- një barrë me mënd.
E jetën në zgrip.

Në kraharor;- një barrë shpirt;
E vështirë barra para.

Në sy një kon me dritë.
Një kon
Ku drita mblidhet
Mblidhet e ngroh në një pikë.

Terri ndrit e syri digjet.
Se në sy kam një barrë me dritë.
Udha të më ndritet.
Ëdhtë udha e mendimtarit, që zbathur mbi thepa shkel
Në shuaj e në shpirt;
Udha nishsn ngel.

Një trastë në shpinë;
Trastë me bukë udhëtari.
Një trastë mbi supe,
Trestë e lodhur mendimtari.

Një trastë me shpirt, para krahërorit,
Që digjet; le dritë.
E le xejen e meteorit.

Pak bukë e kripë, pak mall e mend;
Pak mënd e shpirt,
Që në gjak mu gjend.
I marr me vete në çdo vend.

Trasta ime;- trasta e argatit.
Argatit të udhës, argatit të mendimit.
Argatit të fjalës,
Përtej dritëzimit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com