August 4, 2024

Melankolija… – Mimoza Nebiaj Lazaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Melankolija…

Nga mimoza nebiaj!

Doja sot te rrija vetem,
Larg nga te gjithe,
Te vrapoja me vrap,
Mos te me gjente njeri…
Te mbysja melankoline,
Qe sot po me mbyt,
T’i harroja hallet,
Dhe ato qe kaloj cdo dite,
Doja te rrija vetem,
Pa kete merzi,
Qe sot po me mbyt,

Doja te rrija vetem,
Por kjo eshte plage,
Qe nuk sherrohet,
Eshte lufte cdo dite…
Eshte nje dimer i acarte,
Qe vetem nje grua,
Mund t’i bej balle,
Te harroja vetem per nje cast,
Sikur mos te egzistoja,
Dhe te clirohesha,

Nga kjo peshe,
Qe me rendon shume,
Ne kete jete ah, sa me rendoi,
Zemren ma dermoi…
Doja te rrija vetem,
Bashke me vetmine,
Me vitet qe kalova,
Qe me morren rinine,
Doja te rrija vetem!!…

M.N.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com