Për ata që harrojnë se kush jemi – Ylli Meçe
PËR ATA QË HARROJNË SE KUSH JEMI
——
Ti shqiptar i larguar që ndodhesh mërguar në Greqi
Pishtarin e gjuhës tënde, mbaje ndezur e mos shuaj !
Kujdes, mos fol greqisht, brënda shtëpisë me fëmijë
Ndryshe, për Atdheun, vjen një ditë e bëhesh i i huaj !
——
Edhe ti tjetri, që banon diku, andej nga Apeninet
Ruaji fjalët tona, se janë thesar, mbi çdo pasuri
Pa gjuhën shqipe dhe vet shtëpia, rënkon e dridhet
Mos ta lëndojmë më shumë Nënëmadhen Arbëri
——-
Dy fjalë dhe për ty matanë kontinentit, i dashur mik
A e di se të parët e “Vatrës”ruajtën me nder traditën ?!
Përulju gjer në gjunjë , vetëm Atdheut tënd fisnik
Sido që të jetë, mos e ndërro Shqipen për Amerikën !