Teshat e shpirtit – Valbona Kolaveri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Teshat e shpirtit
Më mungojnë
hera herës kapsat
për të nderë në telat e jetës
teshat e shpirtir
Disa në telat e kujtesës
janë tharë
nga era e fortë e kohës
I heq me ngadalë
ti stivoj në rafte
pa kapakë zemre
Vazhdoj e ndej ato të lagurat qull
nga shirat e netëve
nën vaj
ku kolla e thatë e burrit
mi tremb nga pakë dhe lotët
I pres që të thahen
nën një ditē me diell eshkë vere
ku gjinkallat bërtasin fort
V.Kolaveri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com