Zogjët këndojnë – Besa Januzi-Rexhepi
Titulli: Zogjët këndojnë
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 13 korrik
Vendi: Michigan
Shikoj nga dritarja
natyrën gjelbëruar,
Sa bukur zogjët këndojnë
Këngën që unë e dua,
Ju lutëm zogj,
këngën mos e ndalni.
Këto cicërrima zogjësh
më zgjojnë mall e nostalgji,
Atje larg nënën kam lënë,
lotët rrëke faqeve shkojnë,
E sa shumë më mori malli,
të pij ujë te ai krua,
Erë e malit t’më përgëdhelë.
Shumë të desha nëna ime
edhe prap të dua shumë,
Ike, shkove në amshim,
e unë vajin s’mund ta ndali,
e vermuar, e mërguar
Larg shumë larg o nënë.
S’ka kush del te dera nënë
mua me më pritë,
Nuk më shkohët në shtëpi,
nëna ime mirë.
Kisha dashur të bëhem zog
të këndoj te varri yt,
Lotët mbi varr le të pikojnë,
lulët që t’i lash mbi varr,
T’i ujisin lotët e mij.