Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta
KOHA, IKËN SHPEJT
NË PADOVA
Na vjen mbasditja pa shi,
E diellit një vetull i kish dal,
Ndërsa qiellin të errët gri,
Garibaldi e shihte mbi kal.
I qetë sheshin ai vështron,
Dhe shpatën në dorë e mban,
Një nga një aty i numëron,
Rumunët, që i rrinë pranë,
Se çdo ditë mblidhen aty,
Në çdo kohë pa ndonjë orar
Në grupe, por dhe dy nga dy,
Një birrë në dorë kanë marr.
Dhe makinat në radhë vijnë,
Po ashtu, ikin në anën tjetër,
Trotuaret të bardha ndrijnë,
Gjithashtu, dhe hoteli i vjetër.
Aty pranë stacionit të trenit,
Trami ngadalë, kthesën merr,
Fishkëllen zhurma e frenit,
Dhe nga rrotat xixat nxjerrë.
Kalimtarët, me hap të nxituar,
Nëpër stacione kur ndalojnë,
Mbyllin çadrat që mbajnë në duar,
Dhe presin tramin të shkojnë.
Por e njëjta gjë, ndodh përherë,
Në stacion dhe unë, pak qëndrova
Se tramet ikin dhe vijnë të tjerë,
Dhe koha, ikën shpejt në Padova.
Petro Sota 15 korrik 2022