Lules, që iu vyshken petalet… – Zeqir Hysa
LULES, QË IU VYSHKËN PETALET….
Eh,lule çtë tregosh për veten,
kur vetë jeta jote është trishtim,
që kur ishe lule e paçelur për jetën,
nga bankat e auditoret, qe fati mashtrim.
U lidhe me një mashtrues,lajkëtar njeri,
i lig,i rrahur me jetën,me vajë e me uthull,
si lule e virgjër,e njomë ,ty të ndriste nuri ,
sa u martove jeta jote u ftohë u bë akull.
Heshtja pllakosi shpirtin tënd të mbyllur,
si laureshë cicëroje brenda në kuvli,
tabu për ty ishte bota jashtë e hapur,
detyra jote ishte ,të bëje e risje fëmi.
Ai bridhte si kurvarë pas femrave,
jetën e shfrenuar ia kushtonte qejfeve,
po ti e prisje si manare brenda mureve,
nuk dije gjë se çbënte ai pas orgjive.
Ti nënë e shkëlqyer që risje fëmijët,
ndër vete shkrije e tretje ndjenjat,
e burgosur me trup dhe në shpirt.
tek ty filluan të thahen shpejt petalet.
E kape mat me një tjetër,të ligun tradhëtar,
me fjalë të përbetohej para teje si kryqtar,
po vesi me njeriun vdes ,këtë se ke ditë,
havazin kurvërorë,ai i ligu e kishte modë.