Eja dallendyshe – Agron Jashari
EJA DALLËNDYSHE
I
Edhe këtë fillim pranvere,
unë shetis në të njejtat vende,
në lëndinat me plot lule,
dhe e pres ardhjen tënde.
dhe kur turmat e dallëndysheve,
shfaçen lartë, në qiellin blu,
mes atyre qindëra-mijërave,
unë kërkoj sytë e tu.
ti mos u sorollat nëpër dritare,
as nga streha në strehë,
eja ti në zemrën time,
se çerdhën tënde këtu e ke.
unë e ndiej se ti po vjen,
ardhjën tënde, mirë e di,
por s’e kuptoj pse po vonon,
mos vallë ke ndonjë vështirësi?
nëse rrugës të ka zënë stuhia,
mot i lig a shi i ashpër,
ma lësho vetëm një zë,
dhe menjëherë do më kesh afër.
II
jo unë kurrë s’do të hutohem,
krahët e tu mirë i njoh,
sikur ti, s’fluturon asnjëra,
sikur ti, asnjë s’më do.
le të vijnë dallëndyshet,
turma-turma e radhë-radhë,
po zemra ime do të hapët,
veç për dallëndyshen bardhë.
le të vijnë dallëndyshet tjera,
le të trokasin gjatë tek porta,
po në zemrën time s’do gjejnë vend,
se ajo është veç e jotja.
III
dhe posa ty, do të vërej,
fluturim mbi retë e bardha,
zemrës sime do i vë krahë,
që ajo të të dal përpara.
dhe në çastin që do të arrish,
do të them të çlodhesh pak,
në çerdhën tënde të paprekur,
në çerdhën që të priti gjatë.
të çlodhesh e të fitosh forcë,
e t’i harrosh ditët e vetmisë,
se një rrugë e re, neve na pret,
rruga jonë e lumturisë.
@gron.jashari