Flakë meteorësh – Myrteza Mara
FLAKË METEORËSH
Nuk di përse jetës i thonë “lojë”,
Kur loja është thjeshtë një argëtim!
Jeta s’di të rikthehet, edhe të dojë
Rruga e saj ka vetëm një drejtim.
Por ja që kështu e ka ndërtuar Zoti,
Të luajmë e qeshim dhe midis plagëve
E dimë dhe në gjumë shijen e lotit
Siç dimë në heshtje rrugën e varreve.
Lojërat e jetës zbukurohen me palgë
Dhe gjurmët e tyre mbillen në kujtesë
Kujtojmë e themi: “Këtu jam vrarë
Nga një plumb fjale, thënë pa kujdes!
Kjo gjurmë tjetër ka histori më vete
Siç ka dhe qielli ditarin e meteorëve
Plaga e ëmbël me shenjën “sekrete”
Kurorë mali me vello prej dëbore.”
Mbushur me palgë ky shpirti i poetit
Kalorësi i ëndrrave që vetëm rend
Siç rendin drejt bregut dallgët e detit
Siç rend dhe muza ndezur me këngë.
Mirë bëjmë që luajmë në këtë jetë
Jemi aktor nëpër udhët e viteve
As ne, as skena nuk ëshë e vërtetë
Jemi flaka e meteorëve që digjen!