“Mikja” – Agron Jashari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
“Mikja”
një “mike” kam pasur dikur,
që jeta e kish rrahur shpesh,
më thoshte, se unë i qetësoja dhimbjet,
se unë e rimbushja me shpresë.
pastaj një ditë, ajo “gjeti” lumturinë,
dhe më kurrë nuk u bë e gjallë,
asnjëherë më, s’më pyeti si isha,
në kisha gëzime, brenga a ndonjë hall!?
dhe pas një kohe, “mikën”,
e kish vrarë keq lumturia e vet,
dhe çuditërisht i kish kthyer kujtesën,
e shpejt adresën më kish gjet’.
- eh miku im i shtrenjtë, – më tha,
- mehlemi i plagëve të mia,
a e di se tashmë kam vdekur,
më ka vrarë dashuria!?
po e shikoja ashtu, pa folur,
dukej e humbur, e çorientuar,
po mendoja, çfarë epiteti meriton një njëri,
kur kujtohet për ty, veç kur e kanë poshtëruar!?
@gron.jashari
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com