Mali i vendilndjes time Krijoshia – Zeqir Hysa
MALI I VENDLINDJES TIME
KRIJOSHIA…
Mali Krijoshi është shumë afër,
e unë ndodhem shumë largë me votër,
kujtoj kur uleshim si familje në sofër,
ai na përkëdhelte ngaherë në sedër.
Nuk e di unë pse humba pas spatës,
ku masakra e ka emrin pyje vrasës,
nuk dua tu tregoj shtegun e hyrjes,
që keqbërësit ti largohen masakrës.
Kam malin afër sa syzet e mia,melankolia
ku thëllëzat i kanë kënduar brengat e mia,
ndën lëkurës time gjallon egër nostalgjia,
malli shpërthen mistershëm në mua.
Nuk i iki dot malit tim gjigand Krijoshisë,
as kujtimit të mistereve të fëmijërisë,
se në vegjëli më dukej si mali i zanave,
buzëqeshje na falte si bekim të perendive.
Të ftoj dhe ty miku im ,në Krijoshi ngjitu,
nga flladi i pastër,do shëndrohesh në hy,
se zgjohen dhe perënditë e vdekura aty,
kur shkunden ahishtoret,si këngët e Naimit.
Si rrebesh i madh kur mer para trupa e cungje,
dhe jeta të rrjedhë e pastër në të bukrat shtigje,
mali Krijoshi ndez llambat,si fund rruge qorre,
madhështor të rreshtoj mes të naltëve grigja botërore .