Tymnajë mendimi… – Zeqir Hysa
TYMNAJË MENDIMI..
Një cep nate u këput kur dritë çeli syri,
e syri pishë u zmadhua veç nga sihariqi,
trishtimi i kallëzimeve,dielli syçelë nisi,
yll dita e sikletshme,se më dhemb shpirti.
Gëzimi më pikon nga buzët e majisura,
shpirti tymnajë që përplaset mureve të ftohura,
shoh një periudhë me gjymtyrë të përdredhura
pipëtin mendimi i tregimeve dritë të vërbuara.
Unë si një nikoqir mbledh kujtimet e harruara,
para se çdo gjë të bëhet pluhur nga i madhi zot,
kur mendimet i shkëpus nga qielli i ftohtë,
mendimi i shpirtit,si një yll që ndrit i plot.
si një mi trimosh ,që gërryen në murin e jetës,
janë ditët që vargojnë në mes të mospendesës,
dua të rizgjoj mendimin mbi të keqen ,mbi ferrin,
në histori të mbledh me zotësi, bereqetin e dijes.
Çdo gjë e gjithçka fillon e mbaron tek mua,
mendimet e mija nuk kafshojnë qiellin te perendia,
trishtohen dhe kur syri im i shqyer vajtushëm rigon,
zjarrminë e shpirtit në mëdyshje logjik demostron.
Miq,mos harroni se unë skam haruar idet udhës,
u them mendimeve të mia pritni se ju gjeta,
nuk hamendësoj për shkëlqimin si yll i hënës,
se udhën ma kanë zënë mendimet e rëndomta.