Emigrante – Fakete Rexha
EMIGRANTE
/s’ka tjetër veq duarve dhe dy sy
nëpër botë trupin e vet kërkon
si oktapodi/
dikur
në polen t’lule bagremit shndrrohet
t’blinit, lulemolles, luleshtrydhes
era e dielli si bukë e dylltë
nëpër tjera gonxhe
t’pashpërthyeme e derdhë
ma t’bukura se unë, n’Atdhe
S’di a t’nisem a t’rri në vend
vesa gjithnjë lot m’këputet mbi rranjë
e mandej niset për udhë
deri te dega ime e njomtë larg
s’di a t’nisem a t’rri në vend
kur bie shi e koha rrudhet e vranët
nis e m’dhemb shpirti lëkura e ashti
rranjët e thella prapë m’thërrasin
t’nisem atje ku sy t’verdhë ka dielli
n’Erenik. Cabrat. Dri. Shkugëz. Pashtrik.
n’Qarshinë e Madhe e t’Voglën n’Gjakovë
ku zemra ime frymë merrë
pranë drunjve ende gjallë
të rranjëve t’mia thellë
s’di a t’nisem a t’rri n’vend
pamja me Atdhe
si shkëlqimi n’suprinë uji
para se në te të hidhet guri
dritares sime hije i rri përhera.
Fakete Rexha