Vajza e mozaikut – Astrit Bulla
VAJZA E MOZAIKUT
Atë mbrëmje pranvere nuk e harroj kurrë,
të pashë pranë Torrës, pozoje fotografi,
unë të shkela syun, u skuqe si furrë,
mozaiku nën takat e tua, befas u nxi….
Ndoshta u bë xheloz mozaiku,
nga bukuria e bukur, e vajzës durrsake,
e ndjente aq pranë, pandehu se i iku,
nga nxirja, qymyr, për pak mori flakë….
Në shëtitje bulevardi të shikoja shpesh,
ti ishe me shoqe, unë isha me shokë,
unë të shkelja syun, ti më buzëqeshje,
të dy ngrinim supet, bashkë nuk rrinim dot….
Të shoh edhe sot, pranë ish mozaikut,
pa fustan me lule, me shkop dhe me zi,
me mendime ngarkuar, për kohën që iku,
përsëri pranë Torrës, njësoj si në rini…
TITI….