Gani Skura(Kushtuar Gani Skurës, pedagogut, poetit, dhe burrit të madh të idealit për bashkim) – Sahit Shala
GANI SKURA
(Kushtuar Gani Skurës, pedagogut, poetit, dhe burrit të madh të idealit për bashkim)
Në atë Pishkash kishte lind dielli,
Për t‟ia falë atdheut një djalë,
Të gëzojnë toka e qielli,
Për këtë burrë me ideal!
Fjalë e tij, rrufe nga zemra,
-T‟i bashkojmë trojet etnike!
Komunistëve iu rrodh mendja,
E burgosën plot dhjetë vite.
Këto vite ishin t‟ rënda,
Për bashkim kombit ia fali,
Kurrë pa ndalë i shkruante pena,
Se s‟ lëkundet ideali!
Emri i tij na u bë fanar
Për t‟ dhënë dritë n‟ shtigje t‟ lirisë.
Sot ky shpirt përparimtari
I bën nder dhe historisë.
Sot me mall e krenari,
Kombi mbarë, nipër e mbesa
I përulen varrit të tij,
Me respekt për mija breza.
Sahit Shala.
ME RASTIN E 18 VJETORIT TË SHKUARJËS NË AMSHIM!
DISA FJALË PËR VEPRËN LETRARE TË POETIT, PEDAGOGUT DHE MENDJENDRITURIT, GANI SKURA
Sot, posa mbarova së lexuari gjashtë vëllimet, që i mora ditë më parë nga miku im i nderuar, Xhevahir Skura, njëherit edhe biri i poetit, Gani Skura, vendosa të shkruaj disa fjalë nga kendëveshtrimi im prej lexuesi të thjeshtë.
Gani Skura u lind në shkurt të vitit 1936, në Pishkash.Familja e nderuar Skura njihej që më parë, qoftë nga ana atërore, qoftë nga ana arsimore, duke qenë e ndërlidhur ngushtë me pishtarët e Rilindjes Shqiptare që nga shek. XVIII e deri te Lidhja e Prizrenit (1878). Këtë e dëshmon më së miri edhe veprimtaria e ndritur, që e bën për vete çdo lexues që nga rreshtat e parë. Dashuria e tij për bashkimin e trojeve shqiptare e bën të vëcante këtë burrë të madh të kombit.
Kjo që u tha më lart, u dëshmua në letrën e tij të hapur, që iu dërgua në vitin 1965 Enver Hoxhës, ku poeti kërkoi me këmbëngulje që tokat shqiptare, si Kosova, Çamëria dhe trevat e tjera të bashkoheshin në një trung të vetëm. Menjëherë pas kësaj, ai u dënua me 10 vjet burg për t’u internuar në burgun famëkeq të asaj kohe, burgu i Spaçit.
Në veprën e tij me titull “E gëzofsh lirinë, Kosovë”, botuar në vitin 2000, edhe një strofë e vetme na bën të kuptojmë se sa virtyte te larta kishte ky burrë i kombit. Edhe përkundër shëndetit të tij shumë të lig, ai ishte ndër të parët që u regjistrua si vullnetar për pjesëmarrjen në luftë.
Vizita e tij në Kosovë, në ditët e para të lirisë, bashkë me kryetarin e bashkisë të asaj kohe, Hyqmet Shalja, i lë mbresa çdo lexuesi. Ai u takua me njerëz te pushkës dhe të penës duke bredhur nëpër disa qytete të Kosovës, ku do të veçoja përkuljen e tij pranë Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty Ganiu bie në gjunjë duke puthur tokën, për të shprehur atë dashurinë e madhe njerëzore për këtë pjesë të përvuajtur të atdheut, që ai e pagoi si është më keq, i mbyllur në kazamatet e burgut të Spaçit, ku nuk ishte pranë fëmijëve dhe gruas për dhjetë vite me radhë, dhe atë në kohën kur më se shumti iu desh atyre dhe gruas fisnike,që me shumë mund i rriti ata filiza të njomë e të pafajshëm.
Poezia e bacë Ganiut përbëhet nga dy frymë, fryma e dhembjes dhe e krenarisë.
Mjafton edhe kjo strofë e vetme për të përshfaqur madhështinë e këtij burri të kombit:
SHPRESË
Përmes furtunës në oqeane
Timon kam pasur idetë e mia
Luftë të paprerë, deri në fund
Qe bashkohet gjithë Shqipëria
G.Skura
Në vargjet i poetit Gani Skura përmenden shumë bij e bija të kombit, duke i ngritur e madhëruar ato në vendin e tyre më meritor. Kjo tregon edhe një herë madhështinë, dashurinë që kishte ai për bashkëkombësit dhe veprat e tyre.
Këto i gjejmë në poezi të ndryshme te vëllimet: ”Tinguj Lirie”, “Brengë dhe mall” , pastaj “Thirrja e gjakut”, “Gurgullimë kroi” e tjerë.
Me stilin e tij shumë të veçantë, bacë Ganiu lë shumë për t’u dëshiruar dhe bën për vete çdo lexues.
Të shkruash për poetin Gani Skura, nuk do të mjaftonte edhe një mal i tërë me fjalë.
Krejt në fund, uroj që jeta dhe vepra e Ganiut do të jetë dhe do të mbetet një mësonjtore dhe një udhërrëfim për gjeneratat e ardhshme.
Lavdi në përjetësi veprës dhe jetës së poetit GANI SKURA!