August 10, 2024

Te dyja nuk u ndam! – Liliana Gega

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Te dyja nuk u ndam!
•••••••••••••••••••••
Hena ishte fshehur nē terin e natës
Tek tuk disa yje të shperndar ishin
Si pllakosje asfalti të ngrira rinin
Buzë detit të errët meditimet vinin


Në hapesirë ulur aty diku pranë bregut
Asnjë përqark rreth e rrotull spipëtinte
Fryma më ndalesh nga heshtja e natës
E dhimbjet nbi krye te rënda m’pikseshin


Nata e verës nje zagushi e ngrohtë
Asnje puhizë,as fllad s’vinte ate çast
Veç deti i pergjumur mërmēriste
Erësirën e mposhti hëna,, i grisi retë


Atje në një fund të tynelit doli njē dritë
Heshtja kaploi vetminë,dhe u bëmë dy
Vetull hëna doli ngadal në terr e ndriçoj
Vetmia u largua veç nga ndriçimi i saj


Ngela e menduar si ne hije vetmuar fillikat
Në mes të territ zgjodha të ndaloja gjat
Ndriçoji hëna u afrua,në krahë përqafuar,
Të dyja ,Veç unê dhe hëna asnjëherë,jo su ndamë


-Korrik -2020-L&G
Copyright @Liljana Gega

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com