Kafazi i hapur – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KAFAZI I HAPUR
III.
Ditë më ditë m’u bënë shumë vjet
Rri n‘kafaz me derë të hapur
Të fluturoj nuk mundem vetë
Kur nuk i mbaj zogjtë pas krahut
Ata tash kanë dalë nga strofka
Dhe kanë bërë fole të veta
Nuk i mbaj me shpresa t’kota
Se kështu e paska jeta
Kur shikoj derën e hapur
Me zë qejfi të fluturoj
Rri i strukur dhe i matur
Sepse vetëm s’kam ku t ‘shkoj
Çdo ditë zogjeve ua ndjej zërat
Sillen butë në fole të vet
Kështu kalojnë dimrat e verat
Me shumë shprese,nje fat me gjete!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
