August 7, 2024

Ndrrojnë stinet… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndrrojnë stinet…

Më lindi stina e verës,
Në ditën e saj të fundit,
Isha zogu i lehtë i erës…
Bilbili zë ëmbël i Dokës së Katundit

Më la në derë të vjeshtës,
I tha, lamtumirë,se do iki unë !
Isha si në tehun e heshtës,
Nuk po merrja vesh, asgjë, nga këto punë !

Vjeshta, shtriu dorën prej ari,
Më mori në prehërin e ngrohtë…
Më veshi e më ndërroi së pari,
Kurorë të artë më vuri mbi kokë !

Dimërit, sa larg i ndjehej zëri,
Lante, shpërlante, bobo seç më ngriu…
Si bora vet, të bardhë, më bëri
Dhe faqet e kuqe m’i bëri veriu !

Pranvera laroshe trokiti në derë,
Dhe dallëndyshet valltare, i solli
Puhiza e lehtë i printe, si përherë…
Lulet më të bukura, për mua i mbolli

Vera përsëri, më bëri këmbë e dorë,
Dhe hapin e vogël e mësova unë,
Nuk më zë më dot, dimri me dëborë
Ikin e vijne stinët, bota rrotull sillet, ato kanë këtë pune !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com