Mos u mundoni – Myrteza Mara
MOS U MUNDONI
Më gjeni një poet që s’këndoi për nënën,
Më gjeni një pemë ku s’u u ul një zog
Më gjeni një qiell që nuk e njeh hënën,
Mos u mundoni, nuk e gjeni dot!
Më gjeni një sopatë që s’preu një lis,
Më gjeni një mal pa pemë e pa gurë
Më gjeni një farë që nuk ka një fis,
Mos u mundoni, s’e gjeni dot kurrë!
Më gjeni një det që nuk dallgëzoi,
Më gjeni një qiell jetim, pa yje!
Më gjeni një diell që nuk perëndoi,
Mos u mundoni, nuk ka të tillë!
Më gjeni një zemër që nuk u lëndua,
Më gjeni një vajzë që s’deshi një djalë!
Më gjeni një nuse që nuk u gëzua,
Mos u mundoni, s’keni për t’i parë!…
Mos u mundoni o njerëz të mirë,
Ç’krijoi Zoti në mes nesh e là
Bilbilin zëartë dhe djallin me brirë,
Gjithëkush nga ne në shpirt e ka!
Myrteza Mara