Kur lexoja tregun e lashtë… – Ylli Pollogati
KUR LEXOJA
TRUNGUN E LASHTË…
Në heshtje lexoja mbi
trungun e lashtë…
Si të shkruara
malit,
Herioglife e gdhëndje
lashtësie,
Gjurmë të egra
pabesie
Dhe vatra gjaku…
Me dhimbje
duart kaloj mbi
plasat.
Të mos t’i lëndoj,
ankthi më kap.
Damar të ënjtur
shoh, nga rryma
të helmëta.
Si të thikta m’u
bënë…
Të ishin ankime?!
Erëra të turbullta
fërshëllyen nën
gurë e mbi gurë,
Trungut
rrëmbenin ç’të
gjenin…
Një pluhur gri
mbyti ajrin e
qiellin,
Dielli mes tyre
bëhej i purpurt,
Shpresa
errësohej nga re
të marrosura,
Që s’lanë asgjë
si më parë.
Çudi!!
Gdhihej e s’bëhej ditë!
Strukur, pa zë
tulateshin qëniet,
E të shumtat ikin
turravrap.
Dhe qetsin e
gëlltitën ata,
që vrasin këdo e
çdo gjë,
Edhe trungujt e
këngët.
Vërtet çudi!
Sa lehtë e bënë
Atë që s’e bënë
mjegullat
shekujve!!
Y.P /MAJ- 2019-
———-///////———