August 3, 2024

Lot për lotin – Bajrush Zeka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Bajrush Zeka

LOT PËR LOTIN

E lutej, e lutej loti i njelmosur,
se më nuk mund të duronte,
ishte lodhur
e donte të pikonte,
një oqean dhembjeje,
kurrizin ia rëndonte.

E digjej, e digjej loti valë,
shumë dhembje, shumë mall,
mall e mall si të ishte një llavë.

E lutej, e lutej loti me gjithë fuqinë,
të lirohej, të pikonte, të kishte lirinë.
lutej e ra mbi qerpik;

ugareve të faqes rrodhi sikur përrua,
më shumë sesa pikoi, në tokë u rrëzua.

Rrudhave rrëshqiti ngadalë-ngadalë,
rrëshqiti, rrëshqit e prapë u bë valë,
si pikat e shiut që rrjedhë i bën çatia,
me vete mori dhe dhembjet e mia.

Si një gacë prushi anembanë më djeg,
po del nga shpirti, në zemër ka një shteg.
mbushur me ujë shpirti binte në tokë,
qulli dheun dhe bëri një gropë.

Dhe toka e ndjeu si gjëmoi,
u ul me të e me të rënkoi.

Në gjunjë pranë tyre u ula dhe unë,
përsëri të qante me sy e pashë,
si mejtit me dorë fytyrës i rashë.

Një grusht dhé përmbi i hodha i pari.
“Prehu i qetë, – e urova me lot, –
tërë jetë ke qarë për mua,
për ty, unë po qaj sot.”
Bajrush Zeka

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com