August 9, 2024

Të kërkova në rrezen e diellit – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

**
Të kërkova në rrezen e diellit
Toka në ethe mërdhinte të përpiu
Nën hijen e qerpikut tënd ngrohesha.
Të kërkova në zemrën e lules
Era të mori,polen të shpërndau
Në koshere aromën ta ruaja.
Të pritja si ylber pas rrebeshi
Lumturisë t’i jepja ngjyrat,
Erdhën fluturat krahët zbukuruan
Shtratin me trëndafila qëndisa
Ç’far të bëja, në ëndërr të pikturoja.
Në këngën e pakëndueme loti pikoi
Ëndrra avulloi shpresën e lagësht
Unë pres,pres Hëna tek unë të, të sjell
Vuajtjen e mbuluan thinjat dëborë
Lumturia në shkallë si fëmijë priste
Durimi thonjtë hante, flokët çirrte…
Ja …po zbret si engjëll rrethuar me yje
Duart hapur,buzëqeshur drejt meje
Dashuria koaguloj dhimbjet
Me erdhe s’të lë më,të më ikësh
Toka të dridhet,deti të çartet
Të qajë qielli,të eklipsoje dielli
Jo-jo s’të lë më të më ikësh!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com