August 9, 2024

Bishti i qënit! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

B I S H T I I Q Ë N I T !
Shumë kafshë kanë ato nga një bisht.
Akoma edhe shumë shpendë fluturakë.
Njeriu asnjëherë s’e ka patur biologjikisht.
Tani e kemi nga një, të ngjitur me zamkë.
E tund bishtin e tij qëni kur e thërret i zoti.
Disa nga frika dhe të tjerë si për mirnjohje.
Dhitë e mbajnë bishtin përpjetë si për hobi.
Ashtu siç mbajnë kokën pa asnjë ndrojtje.
Delet e mbajën kokën dhe bishtin poshtë,
U mburren dhive shpesh herë për nderin.
Të ndershme janë që të dy palët, mos o zot!
Por theshetheme për njëra tjetrën, tjerrin.
Bishtin e tij, shumë të bukur çdo kaposh,
E ka me pëndë të shumngjyrshëm si ylberi.
Kështu ndodh edhe për çdo rosak e patok,
Që të dallohen prej shoqeve të tyre… seksi.
Kemi parë dhe zogjë që janë bishtlëkundës.
Të këtillë janë sepse kështu i ka bërë Zoti,
Ata bëjnë jetën e tyre dhe s’i fusin humdët
Në punët e të tjerëve dhe sidomos në të botit.
Ndodh, që tundin bishtin, kafshët viktima.
Për herë të fundit, jetën duke përshëndetur.
Të ndodhura mes dhëmbëve të egërsirave
Duke u dridhur ato dhe me zërin të mekur.
Ca gjëra e dallojnë njeriun nga majmunët
Edhe pse neve e kemi preardhjen prej tyre.
Dihet se ne u zhvilluam bashkë me punën.
Dhe sepse nuk kemi një bishtë prej natyre.
Pa bisht jami në të pasmet, por një të tillë
Ne i kemi ngjitur njëri tjetrit cilësive tona.
E etiketojmë bishtpërdredhur një femër yll
Dhe pse ajo është pjesë ëndërrash akoma.
U vëmë nga një etiketë të gjithëve si bisht.
Të tjerë na e ngjitin neve pa asnjë dyshim.
Ndjehemi ne keq, ndjehemi edhe ligshtë,
Atëhere e kuptojmë mirë këtë si një gabim.
Shumë janë epitetet që përdorim si bishta,
Sipas qejfit i përdorim dhe sipas interesit.
Ca i etiketojmë kopraca dhe disa hipokrita.
Të tjerë si mëndje mëdhenjë, ne i shesim.
Bishtra të këtillë ka kudo dhe me shumicë.,
Diku sipas kokës e diku tjetër sipas vëndit,
Provebiale thënia Kadri Roshit me prapanicë,
Se mjerë ai njeri që në jetë mbeti, bisht qëni!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com