Musine… – Lek Gjonaj
MUSINE…..
Mbi gurët ku flinte floriri.
E qielli derdhte rrufe,
Nën dhëmbët e një vampiri.
E ngryse jetën Musine….
Thundra që shkeli altaret,
E shuante emrat mbi dhe,
Shkuli dhe eshtrat nga varret ,
Të ndrydhi dhe ty Musine…..
Të dektisën
në Mirditën “kryeneçe”,
E kjo nuk ishte rastësi,
Të ju shtypnin e vrisnin nê heshtje,
Se mbanit të njëjtën krenari….
Të mbaj mend në rrugën e vjetër.
Ku çapiteshin tik take shprese,
Nën s’qetull një libër,
një laps, një letër,
Në gji një ndjenjë,
besnike gjer në vdekje…
Braktisur, përbuzur,
pa kortezh e vaje,
Të groposën tej,
në një lëndinë,
Veq shqipet, brengosur,
vështronin në ograje,
E përvajshëm,
ligjëroi,një kanarinë…..