Një derrë pa kokë dhe njëmbëdhjetë pa mend! – Sotir Thano
NJË DERRË PA KOKÉ DHE
NJËMBËDHJETË PA MËND!
Në një pyll më lisa të lartë e të dëndur,
Ca oficerë, njëkohësishtë dhe gjuhetarë.
Që herët, shkuan atje me një kohë të vrejtur,
Bashkë me një lukuni të tërë, me zagarë.
Rolet midis tyre për sejcilin ata i ndanë
Duke përcaktuar dhe detyrat më së miri.
Por rolin kryesor dhe atë, më të parë,
Patjetër që e kishte në dorë, vetë ministri.
Të tërë u vendosën të maskuar nëpër prita.
Zagarët i lëshuan, për ndjekje nëpër pyll.
Kafshëve të egra të pyllit, i’u prish atye qetësia.
Dhe frika deri në palcë, atyre u kishte hyrë.
I shtangur për pak çast ministri, ai ngeli,
Kur para tij duke rendur i erdhi në shteg,
Një dosë-nënë, me dymbëdhjet të vegjëlit,
Të gjithë derrkucat, me frikë dhe në tmerr.
Ministri nga belxhiku i tij e hoqi fare kokën,
Bëri shënjë shokut, që t’i bënte edhe ai tjetrit,
T’i linin të lirë që të kalonin gicat me dosën,
Hatër,…që e përfitonte ajo nga të vegjlit.
Mendohej ministri këto çaste, me vete,
Kjo dosë-nënë, le të shkonte kudo e lirë.
Ajo me gji ushqente dhe rriste fare e vetme,
Dymbëdhjetë derrkuca të vegjël, kërthinjë.
Tani në vënd të tyre, duhet të vrisnin,
Dymbëdhjete derra të mëdhenj, të tjerë
Njëri pas tjetrit, në shteg kur ata të vinin,
Të ndjekur pas nga zagarët e tyre mëdhenjë.
Ashtu si e mendoi, po ashtu edhe i doli.
Deri vonë, ata vranë, plotë dymbëdhjetë derra.
Dosa me gicat e vegjël, fatin e mirë u’a ndolli.
Ngelën ato, për t’u gjuajtur herë të tjera.
Kur mbaroi gjuetia, derrat i kishin vënë,
Mbi një mushama, të shtrirë përmbi tokë.
Ministri ngeli i çuditur shumé dhe pa mënd,
Që një nga derrat e vrarë, ishte pa kokë.
Në këtë mesele, ishte ngatëruar një shoferë,
Ai, e kishte bërë me dashje këtë palo hile,
Kokën e atij derri, më thikë e kishte prerë,
Dhe e kishte fshehur mbrapa në sedile.
-ZOTI ministër! – E çuditëshme nuk është aspak,
Nuk bëra unë ndonjë veprim të keq me qëllim.
Ky derr ishte dhe mbeti përsëri torollak,
Edhe tani, që s’ka mbi shpatulla një kaptinë.
Sepse po të kishte ai derr, mbi shpatulla kokë.
Dhe njëmbëdhjet të tjerët me kokë, po të kishin mënd.
Ata nuk do të ishin të vrarë nga ju, aspak sot,
Por do ishin duke bërë dashuri, me dosën-nënë!