August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rrezehene


Kjo nate kaq e bukur me henen e plote,
Ne qetesine e saj me dergon mijera fjale,
Ti, o rrezehene qe zbeh erresiren,
Mbulese bukurie per ty jane dhe yjet.

Ne syrin e qiellit ngjyre gri ,
Vetem per nje cast,
Hena e yjet varg e varg,
Pershendesin plot nostalgji.

Me rrezet si argjend derdhur,
Shetiten ne tere mbreterine te quajtur toke,
Mbuluan universin me bukurine hedhur,
Dhe qetesine e nates sonte e rrembyen.

Hap dritaren ne mesnate,
Shikoj henen rrezearte qe rrezet ka perhap,
Nen aromen e trendafilit,
Nen aromen e kendshme lule zambak.

Sa me fat eshte nata si nuse stolisur,
E ka ndjere pranine e qiellit qe Zoti ka molisur,
Yjet kurore qe i bejne roje dhe hena rrezearte, Shkelqimin dhe bukurine mos ta humbase.

Nates i jep ngjyra hena me vello te arte,
Me rrezet qe shperndan hedhur ne hapsire,
Ngjyrat e ylberit filluan te ndrijne,
Ne syrin e qiellit ne qetesine e nates te shkelqenin.

Me tinguj te bukur nga zerat e nates,
Me pershperima fjale mbulojne universin,
nga yjet e qiellit zbukuruar nga yjet e zjarrte,
Nata te kthehet ne dimesion yjesish.

Prisnin mengjesin te shuheshin nje nga nje,
Dhe nata te iki dalngadale bashke me henen,
Te vij mengjesi i fresket te shtrihet ne toke,
Te ndiejne aromen e agut te mengjesit qe zbardh.

Te dale e te lindi dielli nen kaltesine e qiellit blu,
Te zbukuroje diten me drite, me madheshtine,
Te ndricoje me rrezet qiell e toke gjithesine,
Mengjeset e arta me diellin bashke dua ti pershendes..!

Albana Gjoni Semini 1 Gusht 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com