Të dua jetë – Dodona Qose
,,,nuk mund të ketë,
ndërmjetësim më të bukur,
se meditimi me vetveten,
e vështroj tek mërzitet shpeshherë,
dhe i them:
“bëj durim”,
“edhe sa”,
“nesrën askush nuk mund ta sigurojë,
kështu që, as ti mos kërko përgjigje,
ndë pyetje retorike”,
e kqyr me vëmendje,
ndjej kranari, me këmnguljen e saj,
po,
i është nënështruar fatit,
me devotshmëri,
herë-herë ndjehet e lodhur, e raskapitur,
por jam unë,
që i jap kurrajo,
kurrajo për t’hequr mënjanë mërzitinë,
atë mërzi që të pllakos gjithçka,
në se e lejon të shtrojë qilimin e haresës,
a ka më keq se sa t’harrosh se JETON,
“aman edhe ti, me këto teori”,
“jo, jo, nuk janë teori,
është e vërteta, që shpesh dhemb,
por jeta kjo është,
sikur mali përballë,
vërtet më thuaj:
a je ngjitur kurrë ndonjëherë në mal,
“enkas për t’eksploruar jo,
por kam patur fatin t’udhëtoj më këmbë,
dhe kam kapluar male e, male,
e pra ky është rituali jetik,
kjo është mistika e jetës,
jeta i ngjan këtij udhëtimi,
dhe tani me që ra fjala,
ti me jetën tashmë je e trajnuar magjishëm,
apo vallë e tepëroj me këtë pyetje,
“jo, nuk e tepëron”,
sa mirë më vjen,
është e ndërgjegjshme,
me veprimet, me zgjedhjet e saj,
e ndjej frymëzimin,
që ia shton forcat,
t’jetë e gjindshme për nesër,
mrekullohem me petkun e durimit,
që ia hijeshon fjalën,
ajo di të përballojë kryeneçësinë,
që i ngacmon qënësinë,
ndaj krenohem me të,
ndaj i jap kurrajo,
kurrajo se:
E NESËRMJA, NUK MBARRON KURRË,
sot ndjehu se: JE,
je ti që frymon,
t’falenderosh gjithçka,
q’është bërë shkak,
për ekzistencën tënde,
po, po, gjithçka,
ja kështu,
merem vesht me vetveten,
të falenderoj o ZOT,
TY, që drejton udhët e pashkelura,
nga kërkush,
gjithkujt i ke dhënë hisen sikundër don TI,
të falem,
të adhuroj infinitshëm,
TË DUA JETË,,,
Dodona Qose