August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk jam mik

Në lagjen më të vjetër të Athinës,
më quajnë grek e nuk më vjen më zor
Më mbushin plotë kryqe pas shpinës
më mbushin plot me këngë për shenjtorë

E ndihem pak ti t’isha në një fshat
Ku festat nuk mbarojnë pa pak rrëmujë
Më flasin për orakuj e për fat
Më flasin për gëzime dhe për kujë

Stambollit më bëjnë shpesh dhe temena, ku shkon o arnaut ndalo për pak
Të flasim ndashtë për Krisht e për Allah
Të flasim si pranë zjarrit në oxhak

Dikush më ve dhe çifteli në dorë ,
këndo një këngë se malli na ka marrë
Një këngë për mal të lartë me dëborë
Një këngë për djep të drunjtë edhe varr

Dhe Nishit më shikojnë me sy të ndrirë,
kur shqip u flas e qesh me zë të lartë
Më thonë :ndalo këtu o djalë e burr i mirë
Ndalo këtu shejtan, dreqi të martë

E shoh të mbyllin sytë kur flas ngadalë
për fushën ku ish mbjellë një qiparis
Përpijnë çdo frazë të vetme edhe fjalë
Si t’flisja veç per kurmin e çatisë

Ulqinit kur kam qenë më presin me flamur,
e përqafuar kemi mbetur deri vonë
Të dehur me rakinë që kush e kishte prurë
Na fliste për atdhe, liri edhe për pronë

Kuptova që atdhenë e kam shpërndarë,
në shumë shtete ku rreh zemër shqiperie
Kudo jemi një fis, jemi një farë
flamur i kuq me shkabë në ngjyrë zie

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com