Respekt dhimbjes e çështjes së të zhdukurve të nënave Gjakovare… – Diturie Hasanaj
Respekt dhimbjes e çështjes së të zhdukurve të nënave Gjakovare…
Thuhet se jeta është një libër I çuditshëm ..,
me ç’kurajo o zot ta lexoj,
20-vjet zemra të zhuritura,
20-vjet shtëpi pa dyer , pa dritare,
20-vjet u bënë fushat lule,
u bënë lumenjtë e gjaktë,
se shkia vrau e preu e varre masive lumnje e liqene ktheu…,
me na humb farë e nishan,
O zot…që vetëm zot nuk kanë,
20-vjet trandin ato kulla,
tranden ato zemra , ato nana,
mbi kufoma lulesh shkia bën festë,
as erën e blinit , as të pranverës , as erën e Drinit as shijen e lirisë s’do ndiejnë,
si , si me këput ato të ri,
ku as rininë e tyre se puthën në sy,
e mbolli shkia kufoma mbi kët’ lumë e mbi liqen,
se jena shqiptarë …,
ky ishte mëkati më I parë,
u mbush Gjakova trime vorre,
sa nëna ngelën me duar të thatë,
u bënë hi shtëpitë ,
e vatra pa fëmij në gji,
po ku di shkia si vishet robi në zi,
e të dalin gratë në gjini,
po a lahet ndërgjegjja juaj me gjak fëmijësh,
karriget me gjak të kulluar Dardaniet,
sy e veshë të veshur me lakmi,
ferrë u bëftë shpirti juaj që në ngjizje,
o farë e molepsur djallëzie..,
shkatërruan një popull të tërë,
e ju më thoni jeni shtet,
që flini kētu e tash 20-vjet,
u nxirrni sytë atyreve që për
liri dhanē jetë,
ftuuu.., farë e shitur,
Judë e babëzitur,
që ushqehesh me gjak dhe varre të paditur,
për kë paqe me flet more kopil,
a bëhet shtet me shkiat ,
si s’të dhemb koka e s’të kap as më e vogël mërzi.
kur bredh mbi kufoma fëmijësh,
si mundesh edhe emrat ndryshon mbi pllakat e ftohta e të mermerta,
ku ..ku.. për ne u zhduk zoti mbi kët’ dhe,
na vranë e na prenë ,
në hi e bëj benë,
me harresë mundohen të na zbejnë,
e të vërtetën mundohen të genjejnë,
ai lot sa një botë I rëndë,
që flet e vret me mos harresë,
sikur zë të kishin këto rrugica ,
do të hipnin në trup mornica,
e ti më pëmend faljen ( thërret një nënë Gjakovare),
-dhe e vdekur do dal mbi dhe e shkiat këtu vend nuk kanë.
Ku …ku për ne u zhduk zoti mbi kët’ dhe..,
sa dhemb ..,o zot sa dhemb..,
kjo liri që gëzojmë unë dhe ti…
Di…(pa kohë)..