Arsyje – Sava Fezga Branko
ARSYJE.
Një pikë në oqean ju ishit,
Mes kështjellash algash pambarim,
Me kurrorë guackash mbledhur,
E dije vetet mbret në detin e gjërë.
“”””””””””””””
Flluckoje nga pak duke rrëmuar,
Në bregun e fildishtë,
Diamantë kërkoje të merrje,
Unazë të bëje me to.
“””””””””””
Por s’ishte lehtë përpunimi,
Kur zanati kërkon zanaçinjë,
E përdrodhe me goj,e me duar,
Por nuk munde të bëje asgjë.
“”””””””””””””””
U more me njerëz pakokrra,
Se kokrrat nuk çelin papunë,
Horizonti i cekët i pakët,
Hapi hendeqe,kanale pafund.
“”””””””””””
Nëse fjala do ishte vepër,
E kushtet s’do merren shabllonë,
Varfëria e mangët,e mëndjes
Të vetëm dot gjej gjithmonë.
“””””””””””””””
Nëse vetes s’i japim arsyje,
Çdo gjë do ishte brilantë.
@SAVA@ 3/08/2020