Shpirti i motrës! – Sotir Thano
S H P I R T I Ì M O T R Ë S !
-elegji-
Mbi mermer, në një varr,
Qanë motra, të vllan.
Motra e tij se ç’e qanë
Me oi e me ofsham.
Me ofsham e me oi!
Qanë ajo fatin e zi.
Një kuçedër, vëllan e saj,
E treti që në të gjallë!
Gjëmëmadh, ky fat sterrë,
E shtriu, si lis të prerë.
Deli burrë e prind si ai.
E kishte motra si flori!
Ky flori e margaritar.
I mbuluar nën një varr.
Brënda tij e tretë dheu,
Dhimbja jashtë i ka mbetur!
Është dhimbje që e vuajnë
Fëmijët, bashkë me gruan.
Motra e vetme dhe vllai i tjetër.
Sejcili plagosur në zemër.
Motërzeza me ca lule,
Përmbi varr i përkulet.
Mbushur sytë e saj me lotë,
Dhe me zemrën të bërë copë.
U lutet zotit e gjithë perëndive,
Gjithë shtrigave, të magjive,
Lutet, stërlutet, pa ndërprerë,
Por përgjigje ajo s’merrë.
E di këtë, ajo shumë mirë,
Që është vetëm një dëshirë!
Dëshirë që këtillë mbetet,
Se nga vdekja, dot ai s’kthehet!
Lutet e i bënë rixha vëllait .
Amanet i lë, në mes të qarit.
Kur të shkoi edhe në vatan,
Të takoi nënën e babanë.
Të takoi dhe shumë të tjerë,
Që janë bërë engjëj, në qiell.
Ata që nuk na janë harruar.
E në zëmra i kemi të shkruar.
Jemi gjaku e karakteri i tyre
Të pastërt prej vet natyre.
Nderi i tyre është, nderi jonë,
Në traditë, gjuhë dhe zakon.
Pasi i fshiu lotët e saj,
Ndaloi pak të qarit me vaj,
Mbi fotografinë e tij përkulet,
E shikon në sy dhe i lutet.
Të më falësh mëkatet vëlla!
Qofshin, të vogla, a të mëdha,
Që në jetë ndoshta kam bërë,
Si gjithë kjo dynja e tërë!
Hallall unë ç’të kam afruar,
Nga kjo zëmër e me këto duar!
I kam bërë vetëm me dëshirë,
Në sëmundjen tënde të vështirë!
U ngrit motra për të ikur,
Se e presin dy sy të ndritur.
Nënë është ajo, si çdo nënë,
Është grua e zonjë me mënd.
Duke dalë nga varreza jashtë,
Kthente kokën gjithmon, pas.
Një varrezë, e mbushur e tëra ,
Plotë me lotë, brenga e ëndërra!
Shumë ëndërra, u lanë në mes,
Shpresa që avulluan porsi vesë!.
Jashtë saj, kjo jeta qafire përsëri!
Vazhdon mes njerëzve me dashuri!