Thirrje e humbur – Myrto Hysaj
Thirrje e humbur
Në copëza lamtumire.
Thurur me fije shpirti.
Te pëlhurë jete me dritëhije.
Thirrje e humbur,i ngjan thëngjilli.
Brenda hirit përsëri rri ndezur.
Te zjarr që ndriçonte shtëpinë.
Dhe lis i prerë tashmë rri heshtur.
Te pllajë e mbuluar nga errësirë.
Dhe gjyshi im me të ngjason.
Tek dhoma si fushnajë pa hënë.
Dalëngadalë frymë e fundit i rrugëton.
Po”Thirrje të humbur”testament ka lënë.
Syt e plakur të hapur kanë mbetë.
N’mjegullnajë të kohës harruar e tretur.
Po thirrje lamtumire rri zgjuar tek tabletë.
E vogëlush i brishtë do t’i lexojë patjetër.
Nipi im:”Portret babit tënd vendos ikonë!”
Postoje me adresë”Jetë në amshim!”
Si mesazhë lamtumire gjithë ta lexojnë. “Si m’përcollët mua,do përcillesh biri im!”
Myrto Hysaj shtator 2020