Prita të vije – Sava Fezga Branko
Prita të vije.
Ja perëndimi i diellit erdhi,
Atje ku valët me t’bashkohen,
Drit,hije figurash formohen parreshtur,
Por askund ty spo të gjej.
“””””””””””””
Në muzgun e qiellit,syt’më mbetën,
Yjet vështroj një nga një,
I afroj,largoj njëri pas tjetrit,
Pres më kot’ të t’shoh.
“””””””””””””””
Ngatëruar mes tyre janë,
Diku bie një meteor,
Vrapoj në hapsirën e pa anë,
Vall’ kuje fshehur?!…ylli perëndi.
“”””””””””””””
T’quajta t’ till ashtu ishe,
Çdo mbrëmje shkëputeshe nga t’tjerët,
Afroheshe me shkëlqim përkëdhelës,
Deti ma bëje asfaltë.
“””””””””””””””
Qëndronim të dy në heshtje,
Mbi rërën e lagur rrija unë,
Rrezet e tua mbi valët e detit,
Më përqafonin me ngrohtësi t’ëmbël.
“””””””””””””””
Të pres t’vish çdo mbrëmje,
Ulur në breg t’ detit,
Ti ke humbur bashkë me shkëlqimin,
Mes yjesh t’tjerë je fshehur.
“””””””””””
Më kot pafundësin vështroj,
Diku gjetkë kezën vend.
@SAVA@ 27/08/2020