Dhelpra dhe rrushi! – Sotir Thano
D H E L P R A D H E R R U S H I !
Që kur Ezopi shkruajti fabulat e famshme, të tija
Kaloi kohë, rrodhën ujëra edhe ndryshoi shoqëria.
Fabulat ezopiane, bënë epokë dhe mbetën me vlerë,
Dhe shumë brezave, u vlejtën si mësim përherë.
Për të mos lënduar njeriun me soj e sorollopin,
Kafshët e gjora përdori në fabulat e tij Ezopi.
Me sarkazëm pòr edhe me më shumë finesë,
Për të goditur në karakterin njerzor, çdo vesë.
Sot nuk është më si në atë kohë dhe dikur.
Njerzitë janë me shkollë edhe më me kulturë..
Edhe një fëmijë të vogël po të pyesësh rrugës,
Saktë të përgjigjet, e të jep ujë në bisht të lugës.
Edhe kafshët tani janë bërë dhe më të zgjuara.
Sidomos dhelpra me zgjuarsinë e trashëguar.
U telendis keq atëhere ajo me rrushin e pjekur,
Se zili i bënë asaj veriget, sipër në atë pjergull.
Që atëhere ka nxjerrë mësim dhe ka vënë mënd.
Shkon për të ngrënë rrushë në tjetër vënd.
Shkon në vreshta ku ajo rrushin e zgjedh vetë,
Duke mos e vënë veten e saj aspak në siklet.
Por nami që në ato kohë e akoma i ka mbetur.
Dhe karar me veten e saj, ende nuk ka gjetur.
E ka thënë populli edhe po e përsërit Sotiri,
Mos të daltë kurrë nami, por më mirë syri!