Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj
Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë.
Iu përkushtuam vetëm ardhmëris.
Te errësirë nate,qerpikun rëndon vesë.
Imazh prindëror,përmes syve të fëmijës.
Vite brishtësie,na mbushën kraharor.
Me gjak zemre e qumësht n’drit hëne.
Rrugëtuam mes shiut acarit e dëborës.
Dëshirat e fëmijëve,si jehonë këmbane.
Asokohe ua preknim duart e buta.
Shpupurishur në shprehje dëshirash!
Brenda shpirtit ua fshihnim ndër skuta.
Dhe veten mbulonim mes të paarriturash.
Te këllef jastëku zgjidhnim mozaik.
Me lule dhe shpend flatrahapur.
N’gjum fëmijërorë t’rrokeshin fëmijërisht.
Te varfëri kohe n’rrugëtim këmbëzbathur.
Te atletike gjysëm hapura n’anë shtëpisë.
Fëmijëri rri heshtur n’përlotje prindërore.
Gjethe vjeshte mbushin jastëk t’vetmisë.
Sa kokë të mbështet në netët dimërore.
Pranverën ëndrruam mes cicërimash!
Me dallëndyshe dhe lejlekë në gazmim.
Qiellin pranveror endrruam pa bubullima.
Ngrohur n’diell lindje,mall te Perëndim.
Myrto Hysaj shtator 2020