August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ëndërrime

Le të ëndërrojmë duke pritur yllin të dalë
Me ëndrrën të udhëtoj në të tjera planete
Në errësirën trasparente të zhytem ngadalë
Mos të më tradhëtoj, të tjerët as vetja.

Të udhëtoj sonambul siç ndodh nganjëherë,
E lehtë si pupël mbi një pulbardhë të fluturoj,
Të marr frymë thellë, të ndjej dashuri dhe mall,
Majat më të larta në ëndrra të pushtoj.

Në një majë mali me zogjt të ulem përqafuar,
Këngën e shpendve qetësisht shoqëroj,
Të bisedojmë gjatë deri në mëngjeseve zgjuar,
Hëna nga lart të na përkëdhelë me një të artë mantel.

Ta kap hënën rrezeartë ta ul poshtë me duar,
Shumë gjëra të pa thëna i kam mbledhur në kasafort,
Në bisedime të sfidojmë ylberet plot vesë mëngjeseve,
Sfidë t’ju bëjmë viteve të vështira, pemëve dhe gjetheve.

Ashtu sonanbul mbi krah pëllumbi të ulem poshtë,
Hëna të më shoqërojë me mantelin e mëndafsht,
Në krevatin e ëndrrave të ulem me kujdes,
Zgjimi të më përshëndes dhe të më thotë:
Zgjohu! Mirmëngjes!

Nezi Velaj Tiranë
11. 09. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com