August 10, 2024

Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashike të
të përvëluar,
me valët luajnë përjetësisht Simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten n’dashurine e vjeter
malli sec i ndjek nga një breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra fjalë
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com