Pritje – Dritan Habipaj
Pritje .
.
E gjate kjo pritje, qe ngjane me nje tren me vagona pa numer.
Ardhja e tije nuk dihet,
Ndoshta padashur neper shkretetiren e debores ka humbur.
Ne ate tren, diku ne ata vagona,
Eshte nisur pritja ime te vije tek une…
E une pres me padurim ne stacion,
Ndoshta nuk do e njohim njeri-tjetrin,
Por zemrat tona i terheq dashuria,
Ato do vrapojne drejt njera-tjetres,
Sikur stuhia ne çdo qytet.
.
Njerezit me shohin çuditur,
Kane dite qe me shikojne aty.
Mbase pyesin vehten ç’jam duke pritur?!
Mbase me shajne (ç’idjot qenka ky)!
.
Sikur veç njeri te me kuptonte sado pak,
Ndoshta bota do ishte ndryshe.
Te gjithe do uleshin me mua
E ty do te te prisnin te vije nga larg,
Si nje tren lamtumirash,
Apo nje shtegetare dallandyshe.
.
Kur nje plake me pyeti: – çfare pret or bir?
Zemra nga padurimi iu pergjigj para meje,
– pres nje drite ne humbetire,
Te vije te shuaje kete mall qe djeg me flake rrufeje..
.
Plakes i erdhi treni i saj, (ndoshta ishte vdekja ne te)
Por per mua vdekja nuk kujtohet,
Sepse une do vdes duke dashuruar pritjet,
E nje dite vet vdekja, do jete pritja ime..
.
Qyteti po fiket nga nje stuhi,
Sikurse ky shpirt kur nuk je ti!
Dritan Habipaj