Puthja! – Sotir Thano
P U T H J A !
Më ka puthur babai në ball,
Nëna më ka puthur në faqe.
Këto puthje më sjellin mall
Ndaj, në shpirtin tim, kam paqe.
I puthja unë, dikur ato duar.
Ato dy palë duar të reshkurë.
Prej tyre, unë jam i bekuar.
E pinjoll i denjë, kam mbetur.
Të puthë dhe motra e vetme.
Të puthë ajo fortë në gushë.
Motër e vetme ajo të mbetet,
E ke pranë edhe kur je ngusht.
Të puthë vllai me duar në qafët.
Në qafë i’a hedh disrt e tua dhe ti.
Të përqafuar mbeteni në krahët,
Bashkë të dy..plotë me dashuri!
Puth një djalë, në rrugë një vajzë.
Dhe ajo vajza e puth, atë djalë!
Të dy puthjet bëhen, një bashkë,
Për ndonjë kjo është një skandal.
Puth dhe burri fortë gruan e tij.
Nuk lë asnjë vënd, pa e puthur.
E puth në faqe, në gushë e në sy,
Më shumë, në të dy buzët e bukur.
Dhe gruaja porsi një shushunjë
Të puthurat i ka, vetëm si mjaltë.
I dorëzohet gruas së tij, çdo burrë,
Pa kushte, pa naze e në çdo çast.
Më puth mua mbesa e madhe,
Pak dhe me shumë delikatesë.
Mbesa më e vogël, pa bërë naze,
Çiltër në buzë më puth me oreks.
Mbesën tjetër, edhe më të vogël,
I japim, shumë, shumë të puthura,
Na ndjek neve duke kthyer kokën,
Me sytë e vegjël dhe të bukura.
Puthja gjithmon është e lakmuar,
Nga sejcili dhe nga ne të gjithë.
Asaj s’i matet vlerë me të paguar
Nuk jipet me qira dhe as bakshish.
Mos e lyp atë, vetëm duke u lutur,
Dhe bëhesh më keq se lypsari
Kur e rrëmben, dikush një të puthur,
Ka vlerë më shumë edhe se ari.
Ëmbëlsinë e saj, jo vetëm e merrë.
Por edhe e jep, shumë ëmbëlsi.
Ndodh kështu vetëm në këtë jetë.
Kjo quhet ndryshe dhe…..dashuri!
Puthjen e kemi shumë të shënjtë.
S’është vetëm thjeshtë një puthje!
Janë zemrat dhe kjo botë e tërë.
Dhe jeta ecën e na çonë, më tutje!