Meditim për burrërinë! – Sotir Thano
M E D I T I M P Ë R B U R R Ë R I N Ë !
Dy burra, shokë shumë të vjetër,
U takuan ata fare rastësishtë.
U përqafuan dhe u përshëndetën
Sejcili ndezi cigare nga paqeta e tij.
Me ca pyetje dhe përgjigje rutinë,
Ata tipikisht njëri tjetrit u drejtuan.
Si në një protokollë zyrtar të zymtë,
Ku çdo gjë është e përcaktuar.
Sikur të ishin takuar ata sefte,
U ndenë këta dy miqë të vjetër.
Njeriu tani i mbyllur brënda vetes
Është si i pa shpirt dhe i pa zemër.
Dikur burrat putheshin në buzë,
Pa patur siklet nga njëri tjetri.
Nga malli që i digjte si shpuzë,
Nga dashuria dhe nga respekti.
Dikur ata e ndiznin cigaren,
Me cigaren e ndezur të tjetrit
Me cilido kalimtar, të panjohur fare,
Përshëndeteshin – Mirëmëngjesi!
Dikur burrave fjala u kishte peshë.
Dhe nuk u bëhej ajo kurrë dysh.
Sepse ata kishin dhe mbanin besë.
Që në karakterin e tyre ishte vyrtyt.
Dikur burrat ishin me të vërtetë burra.
Të tillë sot mungojnë nga shoqëria.
Janë bërë sqimëtar e modernizuar,
Por në karakter u mungon burrëria!